Historiani turk: Irani s’do të tërhiqet kurrë në një luftë civile si ato në Irak dhe Siri, SHBA-së i duhet të presë edhe për shumë kohë

I ftuar të enjten në një organizim tradicional të Bashkisë Fatih në Stamboll, istoriani i famshëm turk, prof. dr. Ilber Ortayli, deklaroi se Irani s’do të tërhiqet kurrë në një luftë civile si ato në Irak dhe Siri.

Historiani i famshëm turk, Ilber Ortayli, deklaroi të enjten se Irani s’do të tërhiqet kurrë në një luftë civile si ato në Irak dhe Siri.

I ftuar në një organizim tradicional të Bashkisë Fatih në Stamboll, prof. dr. Ilber Ortayli bëri vlerësime të rëndësishme në lidhje me rendin e ditës.

Ai u ndal veçanërisht mbi protestat antiqeveritare në Iran, të cilat nisën më 28 dhjetor 2017 dhe u përhapën në pothuajse të gjitha qytetet e këtij vendi, duke tërhequr vëmendjen se Irani ka një traditë shtetërore shumë të lashtë.

Ortayli tha se problemi, me të cilin po ballafaqohet sot Irani, është me të vërtetë mjaft serioz.

Megjithatë – shtoi historiani turk me famë botërore – situata në Iran nuk degjeneron kurrsesi në një luftë civile si ato në Irak dhe Siri; pasi Irani është një qytetërim i moçëm, ka një traditë shtetërore shumë të lashtë dhe një arkiv të përkryer.

Profesori foli gjithashtu për rëndësinë e ekonomisë në trazirat sociale.

“Irani s’arriti të bëjë kurrë nismat apo reformat e realizuara nga Turqia në vitet 1950. Kjo është dobësia e vendeve prodhuese të naftës”, u shpreh ai.

Në fund, historiani i shquar nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës aspirojnë një transformim të protestave në Iran, në mënyrë që ato t’u shërbejnë interesave të Uashingtonit në rajon.

“SHBA-së i duhet të presë edhe për shumë kohë, pasi grupet në Iran janë besnikë të atdheut dhe nuk bëhen mashë në duart e të tjerëve”, komentoi prof. dr. Ilber Ortayli./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne