Një ngjarje e re historike është krijuar sot pasi skuadra korcare, Skënderbeu ka përfunduar ndeshjen e kthimit të Play Off-it të Europa League me Dinamon e Zagrebit me rezultatin 0-0.

Tashmë mund të themi se Skënderbeu ka sjellë të reja për futbollin shqiptar në botë sepse është kualifikuar dy herë në fazat e grupeve të Europës.

Pjesa e parë në Elbasan Arena u mbyll me barazim pa gola. Edhe pse tentuan disa herë të shënonin në portën kundërshtare, korcarët nuk ia dolën të godisnin.

Për fatin e tyre të mirë, asnjë nga lojtarët e Dinamos nuk shënoi në portën e Skënderbeut.

Ndeshja e parë është luajtur në Maksimir, Kroaci dhe ka përfunduar me rezultatin 1-1. Mjaftonte që ndeshja të përfundonte barazim pa asnjë gol që korcarët të kualifikoheshin në fazën e grupeve. Deri tani Skënderbeu ka eliminuar 3 ekipe dhe kalimi me sukses i këtij turi është një rekord për ekipet shqiptare.

21