Historiku: MEK në listën terroriste të Kanadasë

Organizata Muxhahedine Khalk për shtatë vjet ishte në listën e grupeve terroriste të qeverisë së Kanadasë.

Ky grup për herë të parë më datë 26 maj 2005 u vendos në listën terroriste të Kanadasë dhe për çdo dy vjet vazhdohej gjendja e këtij grupi në listën e organizatave terroriste të Kanadasë. Mirëpo edhe Kanada duke pasuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e hoqi këtë organizatë terroriste nga lista zyrtare terroriste e këtij vendi.

Ministria e Sigurisë Publike e Kanadasë është organi kryesor për vendimmarrje zyrtare në lidhje me vendosjen e grupeve në listën e organizatave terroriste të këtij vendi. Ministri i sigurisë publike të Kanadasë ka thënë: “Lista e grupeve terroriste dërgon këtë mesazh zyrtar se Kanada nuk duron veprimtarinë terroriste si mbështetjen financiare ndaj terrorizmit ose individët të cilët mbështesin veprime të tilla”.

Raporti të cilin po e sjellim në vijim, është publikuar nga Ministria e Sigurisë Publike të Kanadasë më datë 8 gusht 2012.

Muxhahedine Khalk njihet me emra të ndryshme si:

Organizata Muxhahedine Khalk, Organizata e Luftëtarëve për Çlirimin e Popullit të Iranit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Iranit, MKO, NLA, MEK, ALNI, PMOI, OMPI.

Përshkrim

Muxhahedine Khalk që është formuar në vitet 1960-ta, është një organizatë terroriste iraniane dhe pjesa më e madhe e strukturave dhe anëtarëve të saj ndodhet në Irak dhe nën mbështetjen e Sadam Husejnit Pas luftës së dytë të Gjirit Persik, pjesëtarët e Organizatës Muxhahedine Khalk janë mbledhur në një kamp në Irak. Një grup të pjesëtarëve të kësaj organizate qëndrojnë në Evropë dhe në Amerikën Veriore. Qëllimi kryesor i Organizatës Muxhahedine Khalk është rrëzimi i regjimit aktual të Iranit dhe zëvendësimi i tij me një sistem shtetëror sekularist dhe demokratik. Organizatës Muxhahedine Khalk synon të vendos në pushtet Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një koalicion politik i përbërë nga grupet opozitare iraniane të lidhur me Muxhahedine Khalk, si një qeveri të përkohshme dhe Maryam Rajavi si presidente të Iranit. Organizatës Muxhahedine Khalk për realizimin e këtyre qëllimeve ka kryer veprime të tilla si terror, sulme të armatosura, pengmarrje, sulme me predha dhe sulme të papritura kundër qeverisë, personelit dhe objekteve ushtarake.

Data e vendosjes në listën terroriste

26 maj 20056

Data e shqyrtimit përsëri të gjendje së MEK

22 dhjetor 2010

Duke cituar Ministrinë e Sigurisë Publike të Kanadasë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne