Hodhi flamurin e Kosovës në WC, ndalohet nga policia shqiptari

Aktivisti i Vetëvendosjes, Frashër Oesku, u ndalua dje nga Policia e Kosovës, në pikën kufitare Hani i Elezit. Oesku, ka pasur fletë ndalim, për arsye të përdhosjes së flamurit të Kosovës, në guacën e banjos së tij. Këtë fakt e ka pranuar edhe ai pasi është liruar, përmes një postimi në Facebook. Por, ai ka bërë me dije se përsëri do t’i përbuzë simbolet e shtetit të Kosovës.

“Unë jam qytetar i lire. Unë edhe mrena ne polici isha ma i lire se policet qe me morën ne pyetje. Nderoj institucionet e simbolet qe me nderojnë liritë e të drejtat e mia. Përbuz institucione e simbole qe me përbuzin liritë e të drejtat e mia si qytetar. Kjo është esenca e demokracisë”, ka shkruar Oseku në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Sot kam pase fatin e zi me u ndalu prej shtetit te Kosoves, per te cilin kam luftu. Une ende mbaj cifla te granates ne krye e ne trup nga dy lufta. Por nuk mbaj asnje grime inat me Kosoven e lire, pse e mbaj ne zemer.

Me vjen keq qe m’i trazun femijet, por ndasht. Se osht mire me msu heret qysh me ndejte me kurriz drejte para pushtetit. Jane femije shqiptare kosovarli, e u duhet.

Flm avokaten ne detyre zyrtare Arbnore Zeqiri, si dhe Avokatin e Populllit, qe u angazhuan per mu. Me vjen keq qe ju shkaktun trazim per mu. Flm edhe njerezve ne VV, qe me ndihmun ndonese nuk jam antar. Ju jeni drita e ketij vendi.

Une jam qytetar i lire. Une edhe mrena ne polici isha ma i lire se policet qe me moren ne pyetje. Nderoj institucionet e simbolet qe me nderojne lirite e te drejtat e mia. Perbuz institucione e simbole qe me perbuzin lirite e te drejtat e mia si qytetar. Kjo eshte esenca e demokracise.

Uroj qe kete ta mesoje ky shtet, per te cilin kam dhane e jap prape.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne