Hodhi plehrat nga makina, kryetari i bashkisë ia çon në shtëpi së bashku me një super gjobë

Mendoi se do t’ia hidhte lehtë me gjestin e tij por nuk ndodhi kështu. Një qytetar në provincën e Padova-s, Itali hodhi qesen me plehra nga dritarja e makinës, por nuk mendoi se ato do t’i ktheheshin sërish në shtëpi.

Kryetari i bashkisë, Cesare Mason falë kamerave në rrugë dhe të disa të rinjve që e ndihmuan gjeti shtëpinë e personit që hodhi plehrat nga makina dhe ia çoi në shtëpi.

“I çova në shtëpi atë që kishte humbur rrugës. Mjaft më me këto zakone të këqija. Por kjo nuk është gjithçka atij do t’i shkojë në shtëpi edhe një gjobë”- ka thënë kryetari i bashkisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne