Holandë: I vihet zjarri një xhamie

Në veri të Holandës, gjegjësisht në qytetin Drachten i është vënë zjarri një xhamie ku në masë të madhe shkonin personat me perjardhje marokene, raporton Anadolu Agency.

Xhamisë së lidhur me Fondacionin Qendra Islame Drachten i është vënë zjarri nga një sulmues, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Zjarri ka shkaktuar dëme në xhami.

Menaxhuesi i Fondacionit, Halid Bennaceur në një deklaratë e dënoi sulmin në fjalë.

Sipas tij, incidenti ka ndodhur rreth orës 04.00. “Në kamerën e sigurisë shihet se një person pas thyerjes së dritares së pasme të xhamisë, me një lëndë djegëse i ka vënë flakën xhamisë dhe ka ikur nga vendngjarja”, tha Bennaceur.

Ai thotë se kanë njoftuar policinë dhe se kanë filluar hetimet lidhur me rastin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne