Në Hagë të Holandës u mbajt një tubim protestues kundër politikës së Bashkimit Evropian për emigrantët dhe refugjatët.

Tubimi u organizua nga organizata joqeveritare Aksioni Antifashist (AFA), ndërsa u ndoq nga qytetarë të shumtë por edhe nga refugjatët që banojnë në kampe në këtë vend.

Demonstruesit u mblodhën para selisë së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku mbanin transparentën “Askush nuk është i ikur”, “Le t’u hapim dyert refugjatëve”, “Askush nuk është i lirë, derisa të gjithë të jemi të lirë”.

Gjatë tubimit u dëgjuan slogane të tilla si “Bota u takon të gjithëve”, “Hapni kufinjtë”, “Ndal kufinjve, ndal deportimit” dhe “Dyert tona janë të hapura për refugjatët”. Pas gjykatës ata u drejtun në rrugën Langen Beestenmarkt.

Gjatë tubimit në Hagë u tha se është jonjerëzore dhe jashtë çdo logjike të kthehen refugjatët dhe fëmijët në vendet jostabile nga ku kanë ikur.

Ata bënë thirrje që të miratohet ligji, i cili, në këtë kontekst në mënyrë të veçantë i trajton fëmijët.

Më tej u tha se BE-ja duhet të hapë plotësisht dyert e saj për refugjatët.

Refugjatët nga shumë vende që morën pjesë në protestën e sotme në Hagë falënderuan organizatorët.

Gjatë tubimit, policia mori masa të larta sigurie dhe u pengua një grup i krahut të djathtë ekstrem në përpjekjen që njëkohësisht të organizojë protestë.

Burimi: AA

9