Homoseksuali Elton John infektohet me bakter vdekjeprurës

Këngëtari anglez Elton John është infektuar me një “bakter me efekt vdekjeprurës” gjatë turneut të tij në Amerikën Jugore dhe si rezultat është detyruar të ndërpresë turneun dhe të kthehet në Angli.

Menaxheri i tij ka njoftuar se John është mbajtur nën kujdes intensiv për dy ditë për shkak të bakterit me të cilin është infektuar në fund të turneut dhe se këngëtari është detyruar të kthehet në Angli për trajtim mjekësor.

Po ashtu, njoftohet se janë anuluar edhe nëntë koncerte të cilat Elton John kishte planifikuar t’i mbante në SHBA gjatë dy javëve të ardhshme.

Nuk janë dhënë informacione të hollësishme në lidhje me bakterin me të cilin është infektuar John, ndërkohë thuhet se këngëtari do të kthehet në skenë më 3 qershor.

Këngëtari anglez mban epitetin “Sir”, kurse bën pjesë në mesin e emrave më të shquar në historinë e muzikës pop me 200 milionë shitje të albumeve në mbarë botën./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne