Në derën e një xhamie në qytetin Pont-de-Beauvoisin në jug të Francës është vendosur koka e prerë e një derri.
Sipas gazetës lokale Le Dauphine, besimtarët të cilët kanë shkuar në xhami për ta falur namazin kanë hasur kokën e derrit, të varur në derën e xhamisë.
Bëhet e ditur se Shoqata e xhamisë do të paraqesë kallëzim penal ndërsa edhe zyrtarët e policisë kanë filluar hetimet lidhur me rastin.
Kjo xhami ishte sulmuar edhe më parë, kur në vitin 2014 në të ishin shkruar mbishkrime raciste.