HOTI: THAÇI PO I USHQEN SHPRESAT E SERBËVE PËR TA NDARË KOSOVËN

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se ideja kontroverse e Presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh, ndihmon përfaqësuesit serbë të cilën zhvillojnë politikë refuzuese ndaj institucioneve të Kosovës. Sipas Hotit, me këtë propozim, Thaçi po ushqen shpresat që Kosova mund të ndahet

Hoti përsërit kërkesën e LDK-së për shkuarjen në zgjedhje dhe Qeveria e re ta eliminojë pasigurinë që po e krijon Presidenti.

Lexojeni të plotë shkrimin e Hotit në Facebook:

QEVERIA E RE DO TË ELIMINOJË PASIGURINË POLITIKE QË KA KRIJUAR PROPOZIMI I PRESIDENTIT PËR KORIGJIM KUFIJSH

Propozimi kontravers i Presidentit për korigjim kufijsh i ka dëmtuar në thelb përpjekjet e kahmotshme, tonat dhe të bashkësisë ndërkombëtare, për të krijuar rrethana të favorshme për komunitetin serb që të jetë pjesë aktive dhe e barabartë e jetës institucionale në Kosovës.

Propozimi për korigjim kufijsh po ndihmon drejtëpërdrejt politikën refuzuese të përfaqësuesve politik të komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës, si dhe po i ushqyen shpresa e tyre se Kosova mund të ndahet dhe një pjesë e saj mund t’i bashkangjitet Serbisë.

Kaq vite mund, investime dhe punë nga ne dhe miqtë tanë ndërkombëtar tash po dëmtohen nga Presidenti i shtetit, i cili në fakt do të duhej të ishte gardian i rendit kushtetues dhe kundërshtues ndaj ideve të tilla kundërkushtetuese.

Zgjedhjet e reja do të nxjerrin një qeveri dhe kuvend legjitim, që marrin në dorë fatin e vendit dhe nuk e lejojnë Presidentin të bëjë pazar me shtetësinë e Kosovës.

Qeveria e re do të eliminojë pasigurinë politike që ka kapluar shtetin e Kosovës dhe ka çorientuar miqtë tanë ndërkombëtar lidhur me atë se çfarë duan qytetarët e Kosovës.

Ne mbesim të palëkundur në idealin tonë për një Kosovë demokratike e të pavarur në tërësinë e saj territoriale, të zhvilluar në çdo cep të saj e me mundësi të barabarta për të gjithë pa dallim, të integruar në BE dhe NATO, si dhe në miqësi të përhershme me SHBA.

Burimi: Insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne