Hoxha i nderuar përshkruan Xhenetin, ekstremistët islamofobë shqiptarë e sulmojnë

Një imam nga Presheva është munduar të përshkruajë xhenetin, i cili sipas fesë islame është jetë e përtejme për myslimanët, por në shumë portale ligjerata e tij është sulmuar nga ekstremistët islamofobë.

Duke folur se çfarë ndodh pas vdekjes së një besimtari, ai e përshkruan xhenetin si një vend ku deti është prej vere dhe qumshti, dhe shtëpitë prej floriri dhe argjendi. Ndërkohë, femrat e xhenetit do t’u këndojnë burrave me zë të ëmbël që nuk është dëgjuar ndonjëherë.

“Në xhenet toka është e bardhë si buka, në xhenet ka deti prej venës dhe prej qumshti, kush pin venë knej nuk ka për të pirë andej! Në xhenet ka dhoma ku nga jasht sheh brenda, dhe nga brenda sheh jashtë.

Nuk të vjetërohen teshat dhe nuk mplakesh kurrë. Hyrrijet e xhenetit do t’i këndojnë burrave të tyre me zërin më të mirë që nuk janë dëgjuar ndonjëherë.

Ato do këndojnë, ne jemi të mira dhe të bukura, gratë e njerëzve të mirë. Shikimi tek to të kënaq syrin prej asaj që këndojnë.

Ne jemi të amshuara dhe nuk vdesim, jemi të  sigurta dhe nuk friksohemi, jemi të vendosura dhe nuk shtegëtojmë. 

Në xhenet shtepiat janë të ndertuara nga një tullë ari e një tullë argjendi,në xhenet teshat prodhohen nga degët e një pemë që quhet tuubá”, thotë imami.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne