Hoxha i nderuar Shefqet Krasniqi u kthehet ligjëratave në Xhaminë e Madhe

Pas 4 vitesh e gjysmë, imami Shefqet Krasniqi do t’i kthehet ligjërimit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmua vetë Shefqet Krasniqi. E mërkura do të jetë dita e parë e ligjërimit të mulla Shefqetit në Xhaminë  “Mehmet Fatih” të kryeqytetit.

“Po do t’i rikthehem ligjërimit, pas 4 vite e gjysmë”, tha Krasniqi.

Ai shpjegoi se ka bërë kërkesë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë për t’u rikthyer dhe se Këshilli i BIK e ka miratuar kërkesën e tij.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën time. Ndërsa këtë e ka miratuar edhe myftiu Naim Tërrnava”, theksoi për kallxo imami Shefqet Krasniqi.

Shefqet Krasniqi tha se në Xhaminë e Madhe do të ligjërojë një herë në javë, siç ka ligjëruar më herët.

Katër vjet e gjysmë më parë, imamit Shefqet Krasniqi i ishte ndaluar ligjërimi në Xhaminë e Madhe, pasi që ai do të duhej të përballej në Gjykatë me akuzat e ngritura ndaj tij.

Në tetor të këtij viti, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ishte shpallur i pafajshëm në akuzat për nxitje të urrejtjes, shtytje për terrorizëm dhe shmangie nga tatimi.

I pyetur se a ka më ndonjë rast të hapur në gjykatë, ai tha se ka përfunduar proceset me gjyqësorin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne