Hoxhallarë dhe priftërinj bëhen bashkë në Maqedoni kundër bixhozit

Protesta e sotme në Tetovë të Maqedonise bëri bashkë priftërinj dhe hoxhallarë si dhe qytetarë që iu bashkuan thirrjes së Lëvizjes Anti-Bixhoz për të shprehur revoltën e tyre kundër kazinove që gravitojnë në qytetin e Tetovës.

Lëvizja Antibixhoz e mbajti protestën në sheshin “Iliria” në Tetovë, ku siç shihet në protestë janë tubuar një numër i madh i protestuesve në përkrahje për idenë që kazinot të largohen 3 km larg vendbanimeve.

Më poshtë eshte edhe njoftimi qe beri lëvizisja antibixhoz.

“Ftojmë të gjithë masovikisht edhe atë, duke filluar nga liderët e të gjitha subjekteve politike shqiptare, sektori civil, individë, popullin, të na bashkangjiten kundër këtij kanceri, kërkojmë nga bizneset mundësisht të mbyllin lokalet e ti themi STOP kazinove dhe bastoreve, me qëllim që të çojmë porosi kështu dhe duke mbrojtur fëmijët dhe shoqërinë tonë nga e keqja që na kanoset të gjithëve ne”, tha Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti-Bixhoz, në thirrjen e tyre para disa ditësh.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne