Hoxhallarët palestinezë bëjnë thirrje për “intifadë”

Unioni i Dijetarëve Palestinezë bëri thirrje për një intifadë (kryengritje) të re për Jerusalemin.

Si reagim ndaj njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, Unioni i Dijetarëve Palestinezë i bëri thirrje botës islame për intifadë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga unioni shkruhet se si reagim ndaj vendimit të Trumpit në lidhje me Jerusalemin i bëhet “thirrje botës islame dhe popullit palestinezë për një intifadë të madhe me slogan Kuranin dhe sunetin e Profetit Muhammed (a.s.)”.

Në deklaratë në mes tjerash theksohet se vendimi në fjalë inkurajon radikalizmin hebre dhe se të gjitha shtresat palestineze duhet të bashkohen përballë këtij hapi të ShBA-së.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se “Tani ka ardhur koha që Jerusalemi të njihet edhe zyrtarisht si kryeqytet i Izraelit”, vendim ky i marr në kundërshtim me rezolutën numër 478 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1980, e cila e shpallë të pavlefshëm vendimin e Izraelit për shpallje kryeqytet të Jerusalemit Lindor të aneksuar.

Trump gjithashtu deklaroi se ka urdhëruar Departamentin amerikan të Shtetit që ambasadën amerikane nga Tel-Avivi ta transferoj në Jerusalem.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne