HRW: Arabia Saudite po shkel ligjin ndërkombëtar në Jemen

Arabia Saudite është duke shkelur ligjet ndërkombëtare humanitare në Jemen, njoftoi organizata humanitare “Human Rights Watch” me seli në Nju-Jork.

”Imazhi i Mohammad bin Salman si një reformist i mirëfinancuar ka humbur përballë katastrofës humanitare të Jemenit dhe dhjetëra aktivistëve dhe disidentëve politikë që vuajnë në burgjet e Arabisë nën akuzat e rreme “, deklaroi Sarah Leah Whitson, drejtoreshë në “Human Rights Watch” për Lindjen e Mesme.

Sipas raportit të paraqitur nga HRW, arabët e drejtuar nga koalicioni i Arabisë Saudite dyshohet se kanë kryer rreth 87 sulme të paligjshme, duke shkaktuar vdekjen e 1.000 civilëve.

Sipas televizionit arab “Al-Jazeera”, koalicioni ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne