HRW: OKB të kompensojë minoritetet në Kosovë që u helmuan nga NATO

Organizata për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara, që të kompensojnë komunitetin rom dhe minoritetet tjera në Kosovë, të cilët tani vuajnë nga helmimi me mbetje të plumbit, pasi ishin zhvendosur në kampet e Kombeve të Bashkuara në fund të viteve të 90-ta. Kosova u helmua nga mbetje plumbi dhe mbetje nukleare si pasoje e bombardimit te vendit nga NATO gjate luftes se Kosoves me arme te shkaterrimin ne mase.

Në një raport të kësaj organizate thuhej se rreth 600 persona janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre në Mitrovicë pas luftës, në vitet 1998-1999, të cilët ishin zhvendosur në një kamp të kontaminuar me plumb nga një minierë industriale.

Human Rights Watch ka thënë se në qershor, kanë intervistuar 19 burra dhe gra, përfshi edhe fëmijë, familjet e të cilëve ishin të prekur nga helmimi me mbetje plumbi në kamp.

HRW ka konstatuar se këto familje tani përballen me probleme shëndetësore, probleme me veshkët dhe humbje të memorjes.

Vitin e kaluar, një panel në Kombet e Bashkuara ka gjetur se misioni i KB në Kosovë, në vitin 2000, ishte i vetëdijshëm për problemet e mundshme shëndetësore, por që nuk kishte arritur të zhvendoste personat e shpërngulur, kështu duke shkelur të drejtat e tyre.

Organizata ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të kompenzojnë dhe t’u kërkojnë falje të gjithë atyre që që qëndruan në kampe, mëgjithatë kjo e fundit nuk e ka bërë këtë. Por mbetet te shihet nese HRW do i kerkoje edhe qeverise amerikane dhe NATO-s qe te kompensoje disa mijera kosovare qe vuajne nga kanceri dhe jane helmuar si pasoje e ndotjeve kimike, nukleare dhe biologjike si pasoje e bombardimit te Kosoves nga NATO gjate luftes se vitit 1999. /REL/ Gazeta Impakt.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne