Huawei duket se ka arritur një rekord historik, duke lënë pas Apple e duke u bërë “smartphone” i dytë më i shitur në botë.
Kjo sasi telefonash “të zgjuar” të shitur është e mjaftueshme, jo vetëm për të mundur Apple, por edhe për të ngushtuar distancën me liderin e tregut, Samsungun. Ky i fundit ka shitur më shumë se 70 milionë telefona në tremujorin e fundit, duke shënuar një rënie prej 10 përqindësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e vazhdueshme e Huaweit është mbresëlënëse sipas ekspertëve, pasi ka mundur të hyjë dhe të dalë në majë, në tregje ku deri kohët e fundit emri i tij ishte i panjohur.
Huawei është ngjitur në vendin e dytë, pavarësisht se virtualisht është i përjashtuar nga ekonomia më e madhe në botë. “Smartphone” kinez dhe prodhuesi i pajisjeve të telekomit është penguar në SHBA, kryesisht për shkak të shqetësimeve të zyrtarëve se teknologjia e tij mund të përdoret nga qeveria kineze për të mbledhur të dhëna sekrete.
Vet Huawei e ka mohuar në vijimësi se produktet e tij përbëjnë rrezik sigurie. Në vitin 2017, Huawei kishte thënë për CNN-in se synonte që të bëhej numri një në industrinë e “smartphone”-ve.
Burimi: Top Channel