Huffington Post: Elona Gjebrea përkrah “zonjës së skllevërve modernë”

Huffington Post

Në kohën kur në Shqipëri po afrohet koha e organizimit të zgjedhjeve demokratike, kushtet për zgjedhje parlamentare në këtë vend nuk janë aspak të mira.

Protestat dhe trazirat e krijuara deri më tani në Shqipëri, u prijnë zgjedhjeve të muajit qershor. Opozita në mënyrë zyrtare i dha fund protestës dhe bojkotimit të Parlamentit pas disa muajve. Ajo kishte kërcënuar se do t’i bojkotojë edhe zgjedhjet. Protestat kishin kanë rrënjë në akuzat për korrupsion ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë që problemet aktuale dhe siç duket të pazgjidhura në fushën e trafikimit të drogës dhe kartelëve të drogës, kontrabandës së armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore, akoma po veprojnë si benzina mbi zjarrin e akuzave për korrupsion administrativ. Politikanët e të gjitha krahëve politikë siç duket nuk janë në gjendje të ngadhënjejnë me sukses ndaj këtyre krimeve dhe as nuk mund të ikin nga akuzat për bashkëpunim me këtë lloj të krimit.

Një model i komplikimit të problemeve të Shqipërisë mund të vërehet edhe në shqyrtimin e veprimtarisë së koordinatores për luftë me trafikimin e qenieve njerëzore, do të thotë znj. Elona Gjebrea e cila gjithashtu është edhe zv/ministre e brendshme e Shqipërisë.

Në mars të vitit 2017, znj. Gjebrea mori pjesë në një konferencë të organizuar nga qeveria e Uellsit dhe nga sistemi gjyqësor i Britanisë së Madhe dhe që ishte përqendruar mbi problemin e shqiptarëve që kanë rënë viktimë e skllavërisë në Angli. Rruga e shumicës së viktimave të skllavërisë moderne, nga Shqipëria përfundon në Angli dhe më pak në vendet e tjera, do të thotë 17% e tyre përfundojnë në Angli. Paraqitja e ligjit për skllavëri moderne në Angli në vitin 2915, u dha forcë grupeve kundër skllavërisë dhe aktivistëve që luftojnë kundër këtij fenomeni që të përballen më shumë skllavërinë moderne.

Në Shqipëri, Elona Gjebrea, gjithashtu, ka marrëdhënie të afërta edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore. Ambasada e Amerikës në Tiranë duke theksuar në raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit në lidhje trafikimin e qenieve njerëzore, në qershor të vitit 2016 kishte deklaruar: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bashkëpunim të afërt me qeverinë e Shqipërisë dhe sidomos me koordinatoren shtetërore për luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, do të thotë me Elona Gjebrean për realizimin e objektivave të përbashkëta në luftën kundër fenomenin global të trafikimit të qenieve njerëzore”.

Në dhjetor të vitit 2016, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndarë një buxhet 3 milionë dollarë për mbështetje ndaj sistemit gjyqësore global në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Zv/ministrja e brendshme e Shqipërisë, Elona Gjebrea ka mirëpritur këtë marrëveshje dhe ndarjen e këtij buxheti në këtë fushë.

Deri më tani punët kanë shkuar mirë, Shqipëria siç duket ka marrë një qëndrim të ashpër dhe të fuqishëm kundër skllavërisë moderne dhe Amerika po mbështet përpjekjet e bëra në këtë drejtim. Mirëpo ky tregim ka edhe një dimension tjetër! Më 16 janar të vitit 2017, Gjebrea së bashku me disa funksionarë të tjerë shtetëror të Shqipërisë mori pjesë në një koncert nëntokësor të organizuar nga grupi i dëbuar iranian Muxhahedine Khalk i cili ka krijuar bazë në Shqipëri. Gjebrea pretendoi se populli shqiptar është në aleancë me Muxhahedine Khalk. Më pas në muajin mars Elona Gjebrea mori pjesë në takimin e organizuar nga Muxhahedine Khalk me rastin e vitit të ri iranian së bashku me 3000 pjesëtarët dhe krerët e kësaj organizate. Ajo përsëri lavdëroi organizatën Muxhahedine Khalk dhe udhëheqjen e saj.

Përkrahja e hapur e Eloina Gjebrea ndaj grupit Muxhahedine Khalk për shumë arsye ishte i dyshimtë! Arsye më e vogël është kjo që grupi Muxhahedine Khalk është një grup shumë i dyshuar dhe me një takuar të dhunshme. Të gjithë pjesëtarët e grupit Muxhahedine Khalk në mënyrë të detyruar, nga Iraku u transferuan në Shqipëri me insistimin e Amerikës në mënyrë që të realizohej kërkesa e irakianëve për spastrimin e vendit të tyre edhe nga mbetjet e fundit të ish-regjimit të Sadam Husejnit. Muxhahedine Khalk në Irak deri në vitin 2016, kishin lidhje edhe me organizatën terroriste Al Kaida dhe ISIS. Amerikanët i dhanë Shqipërisë me dhjetëra miliona dollarë dhe premtuan se grupin Muxhahedine Khalk do ta nxjerrin nga radikalizmi dhe shpëlarja e trurit.

Një gjë e tillë nuk ndodhi! Në vend të nxjerrjes nga radikalizmi, ata lejuan që struktura e kësaj organizate në Shqipëri të veprojë ashtu siç kishte veprua në Irak për më shumë se tre dekada. Rreth 3000 pjesëtarë të grupin Muxhahedine Khalk janë të mbyllur dhe të izoluar prapa dyerve të mbyllura. Kjo ngjarje është bërë shkak për krijimin e shumë dilemave në lidhje me këtë grup. Në mitingjet e organizuara, sikur ato në të cilat ka marrë pjesë znj. Gjebrea, Muxhahedine Khalk ka vazhduar idenë për rrëzimin e regjimit shtetëror në Iran, qëllim ky që në të kaluarën grupi Muxhahedine Khalk e ndiqte nëpërmjet veprimeve të dhunshme dhe terroriste.

Në kohën kur Xhon Bolton së bashku me senatorin Mc Kaen lëobizojnë për grupin Muxhahedine Khalk, është e qartë që ky grup po çon përpara një program politik kundër Iranit. Mirëpo, a po ndjek një qëllim të tillë edhe znj. Elona Gjebrea kundër Iranit? A po vepron edhe Shqipëria në të njëjtën mënyrë? Politikanët e qeverisë nëpërmjet një qasje të vetëdijshme dhe të matur, do të përfitojnë më tepër nëse nuk e provokojnë Iranin si një partner tregtar potencial për vendin e tyre.

Mirëpo çështja e dyshimtë e përkrahjes së Elona Gjebreas ndaj grupit Muxhahedine Khalk në mitingjet e këtij grupi, është e bazuar mbi mosdije apo është rezultat i korrupsionit dhe ryshfetit?! Dihet shumë qartë se grupi Muxhahedine Khalk administrohet në formën e një sekti të kontrollit të trurit. Organizimi i këtij grupi bëhet në formë të një sistemi totalitar dhe drejtohet nga një lidere despotike që kërkon nënshtrimin absolut të të gjithë pjesëtarëve në çfarëdo niveli që të jenë.

Foto: Elona Gjebrea në mitingun e Muxhahedine Khalk në Tiranë, mars 2017, së bashku me Maryam Rajavi

Ky grup administrohet jashtë normave ligjore, morale ose kulturore. Një prej karakteristikave të përcaktuara sektariste të këtij grupi – e cila për një kohë të gjatë është bërë publike me argumente dhe dëshmi të shumta nga analistë dhe ekspertë e ndryshëm- është kjo që pjesëtarët e këtij grupi mbahen në gjendjen e skllavërisë moderne. Ata detyrohen me forcë të kryejnë veprime dhe shërbime ushtarake. Me fjalë të tjera, pjesëtarët e këtij grupi janë gladiatorë të epokës moderne të cilët luftojnë jo për Romën e Vjetër, por për zotërinjtë e tyre modernë, do të thotë për ata të cilët i japin para udhëheqjes së Muxhahedine Khalk.

Ejani dhe t’i kujtojmë vetes se Elona Gjebrea është koordinatore e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri. Roli i saj kryesor është në luftën kundër skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Prandaj, ajo si mund të arsyetojë përkrahjen e vet ndaj një sistemi të skllavërisë moderne në Shqipëri? Kur ajo e lavdëron Maryam Rajavi, a është në dijeni ajo se turma që i duartrokit asaj dhe që valëvit flamujt në tore dhe i duartrokit asaj, në realitet e gjitha është përbërë nga skllevër të cilët nuk kanë rrugë tjetër, përveçse t’i nënshtrohen urdhrave të Maryam Rajavi?! Ajo a është në dijeni se pjesëtarët e grupit Muxhahedine Khalk kanë punuar me dhjetëra vite pa marrë paga dhe akoma janë të privuar nga marrja e ndihmës financiare si azilantë nga Komisariati i Lartë i OKB për Refugjatë, për arsye se kjo ndihmë financiare duhet të jepet nëpërmjet udhëheqjes së grupit Muxhahedine Khalk?! Marjam Rajavi nuk është që tjetër, përveçse një “zonjë e skllevërve”.

Zonja Elona Gjebrea është një prej disa personaliteteve të dalluara e cila së fundi siç duket u dorëzua përball insistimit dhe ryshfetit të grupit Muxhahedine Khalk. Mirëpo çfarë kontradikte e madhe vërehet në rolin e saj në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë!!! Ajo vetëm që është e paaftë për të garantuar pjesëtarët e grupit Muxhahedine Khalk se do t’i nxjerrë ata nga radikalizmi dhe shpëlarja e trurit dhe për kthim në jetën normale, por ajo edhe po inkurajon dhe lavdëron vazhdimin e skllavërisë në vendin e saj. Në kohën kur të ekzistojë një gjendje e tillë e dyshimtë, nuk është vështirë të kuptohet se për çfarë arsye ekzistojnë gjithë këto tensioneve dhe pakënaqësive për organizimin e zgjedhjeve. Për një vend i cili është i varur për ndihmat dhe mbështetjen e Amerikës, është turp që nuk mund të ofrojë një qeverisje më të mirë për kthimin e demokracisë së Shqipërisë në rrugën kryesore!/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne