Skandali qe intervista qe ambasadori i Kosovos ne Britanine e Madhe, Lirim Greiçeviç ka shkaktuar ne Ballkan, pasi ky i fundit u ka deklaruar dy analisteve jugosllave Dr Gabriela Bereghazyova & Dr Zuzana Palovic se shqiptaret kane mekatuar kur jane konvertuar ne Islam, duket se ka trembur edhe analistet sllovene/jugosllave dhe vete Huffingtonpostin.

Shkrimi i tyre “Kosovo: The Balkan Treasure Trove of Humanity” ku autoret citonin Lirim Greiçeviçin i cili njihet edhe si zar i Enver Hoxhes, qe sulmonte Islamin dhe osmanet i ka trembur edhe analistet jugosllave dhe vete Huffingtonpostin.

Ne kete interviste ku ambasadori injorant i Prishtines ka deklaruar se shqiptarët para se të sundoheshin nga osmanët kanë qenë të krishterë, duket se ka acaruar shume vete ne Ballkan. Greiçeviçi mbiemri i te cilit eshte serb, ka harruar te shtoje qe perpara osmaneve shume kosovare ishin serbe, por ishte Islami ai qe i shqiptarizoi serbet ne mase.

Por deklarata me skandaloze e ambasadorit me mbiemer serb te Kosoves, Greiçeviç, ishte se shqiptaret kane mekatuar kur jane konvertuar ne Islam. I trembur nga protestat masive ne Britanine e Madhe dhe ne Ballkan mesa duket ambasador Greiçeviçi i eshte lutur analisteve jugosllave qe te korrigjojne intervisten e tyre. Dhe pjesa ku Greiçeviçi e deklaron konvertimin ne Islam si mekat – sipas kanoneve te Kishes Katolike apo formulave fashiste te Ismail Kadarese dhe klerit katolik kosovar – eshte fshire.

Gazeta Impakt po sjell ketu pjesen origjinale te shkrimit ne Huffingtonpost ku analistet jugosllave i benin permbledhjes se bisedes se tyre me Greiçeviçin dhe konceptimin si mekat te konvertimit ne Islam – qe Greiçeviçi i cili njihet si adhurues i Skenderbeut – i ka bere gazetareve jugosllave.

Me poshte mund te lexohet edhe nje deklarate tjeter psikopatike e Greiçeviçit i cili pretendon se osmanet nuk lejonin qe shqiptaret te hapnin shkolla shqipe. Mesa duket mesuesi i historise se Greiçeviçit eshte dallkauku kosovar Fahri Xharra.

 

64