Shoqëria gjermane e veshjeve “Hugo Boss Trade Mark Management GMBH” ka hapur një proces në gjykatën administrative në Tiranë kundrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave ku palë e tretë është edhe avokatura e shtetit.

Kompania gjermane i kërkon gjykatës të shfuqizoje regjistrimin e markës me numër AL/T/2015 me aplikant shoqërinë italianë “Andrea Bossi”. Ankesa e Hugo Boss ne Gjykatën e Administrative të Apelit bë me datën 19 maj.

Kompania italiane Andrea Bossi ka kërkuar të regjistrojë markën e saj për Artikuj veshjesh, këpucësh, kapelesh. Përfaqësuesi i saj në Shqipëri sipas të dhënave nga Drejtoria e markave dhe Patentave është Ardit Loloçi me adresë “Rruga e Bogdanëve”.

Mirëpo gjiganti evropian i veshjeve Hugo Boss ka paditur autoritet shqiptare për regjistrimin e kësaj marke.

Marka është një fjalë, simbol, vizatim, apo kombinim i fjalëve, i frazave, simboleve apo vizatimeve që identifikojnë dhe dallojnë burimin e mallrave të një pale nga ato të një pale tjetër.

Përkufizimi i markës se shërbimit është i njëjtë me atë të markës tregtare, me përjashtim që ato identifikojnë dhe dallojnë burimin e shërbimeve dhe jo produktet.

Sistemi i regjistrimit ndërkombëtar të markave rregullohet nga dy marrëveshje ndërkombëtare në të cilat Shqipëria ka aderuar si shtet anëtar:

Marrëveshja e Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar të Markave

Protokolli i Marrëveshjes së Madridit.

Legjislacioni kombëtar që rregullon regjistrimin ndërkombëtar të markave përbëhet edhe nga: 1. Ligji Nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë industriale” 2. VKM Nr. 1706 datë 29.12.2008 “Për miratimin e rregullores për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit” Kreu XV dhe XVI.

Kompania Hugo BOSS pretendon se po abuzohet me markën e saj në Shqipëri. Si një grup globalisht aktiv, kompania shet koleksionet e saj në 127 vende në mbarë botën. HUGO BOSS ka zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme shitjen me pakicë në vitet e fundit.

Në fund të vitit 2016 Grupi ka operuar 442 dyqane të shitjes me pakicë në mbarë botën. Përveç kësaj, HUGO BOSS shet koleksionet e tij në dyqane brenda dyqaneve. Grupi ka 7,700 pika shitjeje. Në vitin fiskal 2016, 62% e shitjeve të grupit janë realizuar nga pikat e veta të pakicës. Biznesi me shumicë i kontribuoi 35% shitjeve të Grupit.

11