Hulumtimi: nuk është afetarizmi që sjell zhvillim ekonomik, por e kundërta

Një studim i ri i madh mëton se ka zgjidhur lidhjen midis fesë dhe mirëqenies ekonomike në shoqëri. Autorët argumentojnë se rezultatet treguan se sekularizimi i shoqërisë në shekullin e 20-të u parapri nga një zhvillim ekonomik dhe jo anasjelltas.

Në prezantimin e këtij dokumenti, autorët theksojnë se ka qenë prej kohësh e njohur se vendet më të varfëra janë më fetare dhe ata më të pasura janë më pak fetarë. Por ata shtrojnë pyetjen se cilat prej këtyre fenomeneve i kanë paraprirë njëra-tjetrës. Disa sociologë kanë argumentuar se varfëria ngre nivelin e religjionit dhe redukton pasurinë.

Sociologu i njohur Emil Durkheim argumentoi se religjioni dobësohet kur zhvillimi teknologjik plotëson nevojat materiale njerëzore. Disa të tjerë mendonin se ndryshimet në religjion mund të ishin inkurajuese për rritjen ekonomike. Ndërsa Max Ëeber konsideroi se etika protestante ishte nxitësi kryesor për zhvillimin e kapitalizmit.
Në këtë studim të ri, të paraqitur në revistën Science, u arrit në konkluzionin se rritja e mungesës së besimit në shekullin e fundit në përgjithësi u parapri nga rritja ekonomike.

”Gjetjet tona tregojnë se laicizmi u parapri nga zhvillimi ekonomik dhe jo anasjelltas”, tha hulumtuesi kryesor Damian Ruck, nga Universiteti i Bristolit.

Dr. Alex Bentley nga Universiteti i Tennessee, bashkë-autor i studimit, paralajmëron se kjo nuk do të thotë se laicizmi fjalë për fjalë shkakton rritjen ekonomike.

Autorët theksojnë se studimi gjithashtu gjeti se toleranca dhe zhvillimi i të drejtave të njeriut në shekullin e 20-të janë akoma më të lidhur me zhvillimin ekonomik. Këto korelacione kanë mbetur të forta madje edhe kur përjashtohen faktorë të tillë si arsimi dhe trashëgimia kulturore. Nga kjo mund të konstatohet se toleranca se është drejtuesi kryesor i suksesit në shoqëri.

Megjithatë, ata pohojnë gjithashtu se studimi i tyre nuk do të thotë se shoqëritë fetare nuk mund të jenë ekonomikisht të suksesshme. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne