Hulumtuesit rusë kanë zbuluar mënyrën për të luftuar rezistencën e baktereve ndaj antibiotikëve

Shtete të ndryshme po kërkojnë mënyra të shumta për të luftuar rezistencën antibiotike, por ato ende nuk kanë arritur të japin rezultate pozitive, sipas një shkencëtari rus.

Studiuesit nga Universiteti Politeknik Pjetri i madh në Shën Peterburg kanë propozuar bllokimin e rezistencës bakteriale ndaj antibiotikeve duke përdorur proteina të vogla të quajtura pengesa peptide (agjentë bllokues).

Së bashku me qendrën kombëtare të kërkimeve të institutit Kurchatov, hulumtuesit në Universitetin Politeknik Pjetri i madh të Shën Petersburgut kanë krijuar një lloj peptidi që është i padëmshëm për njerëzit dhe i aftë të pengojë katalizatorin kryesor të reagimit SOS në baktere. Rezultatet nga hulumtimet e kryera në bazë të granteve nga fondacioni rus i shkencave u botuan në revistën Kërkimi për acidet nukleike.

“Bakteret ndryshojnë dhe zhvillojnë veti të reja që i ndihmojnë ato ti rezistojnë antibiotikëve, ndërkohë që agjenti ynë i zbuluar bllokon procesin e përshtatjes në një nivel gjenetik, duke bllokuar evoluimin e përshpejtuar të baktereve”, tha Aleksandër Yakimov, një studiues në qendrën e kërkimit dhe inovacionit të Nanobioteknologjisë në Universitetin Politeknik Pjetri i madh.

Kërkuesi raportoi se ata gjithashtu arritën një metodë kompjuterike për dizajnimin e peptideve unike me stabilitet maksimal të mundshëm dhe strukturë të hapur biologjikisht aktive.

Numri i antibiotikëve të rinj të sapo-zhvilluar ka rënë gradualisht në vitet e fundit, ndërsa efektiviteti i tyre vazhdon të bjerë. “Vende të ndryshme po kryejnë gjithashtu hulumtime për të gjetur mënyra për të luftuar rezistencën antibiotike bakteriale, por ato ende nuk kanë arritur rezultate pozitive”, shtoi Aleksandri Yakimov.

Kohët e fundit qeveria ruse publikoi një strategji për luftimin e rezistencës antibiotike në Rusi për periudhën deri në vitin 2030. Strategjia parashikon analizën e mekanizmave për zhvillimin e rezistencës antibiotike bakteriale, monitorimin sistematik të përhapjes së tij, përmirësimin e masave për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes patogjene me rezistencën antibiotike, zhvillimin e barnave antimikrobiale dhe metodave alternative të diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve infektive.

Pritet që shpikja e hulumtuesve rusë të bëjë më efektiv parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive dhe parazitare tek njerëzit, kafshët dhe bimët, dhe të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjeve, si dhe kohëzgjatjen e trajtimit të tyre.

Nje përfaqësues i Universitetit Politeknik Pjetri i madh në Shën Peterburg i tha RIA Novostit se në këtë fazë, studiuesit kanë provuar tashmë efektivitetin e metodës së tyre dhe kanë fituar një patentë me titull Familja e Peptideve (Family of Peptides) – Frenuesit e aktivitetit proteino bllokues i reagimit SOS tek bakteret./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne