Humbet jetën pushuesi në breg të detit

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën në breg të detit tek Shkëmbi i Kavajës. Viktima është Agim Isufi 68 vjeç me origjinë nga Kosova. Policia bën me dije se 68-vjeçari ka qenë në breg të detit kur humbi ndjenjat.

68-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës. Paraprakisht dyshohet se viktima kishte pësuar atak kardiak. Policia nisi hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne