Hungaria ngjyroset “Portokalli”, euroskeptiku dhe antimyslimani Orban fiton mandatin e tretë

“Një mundësi për të mbrojtur Hungarinë nga emigrantët muslimanë”. Kështu e ka cilësuar fitoren e zgjedhjeve parlamentare kryeministri Viktor Orban, që arriti të sigurojë maxhorancën absolute.

Kryeministri euroskeptik dhe antimusliman hungarez Viktor Orban ka triumfuar në zgjedhjet parlamentare duke fituar mandatin e tretë radhazi që nga 2010 në një votim me pjesëmarrje record. Partia qeveritare Fidesz, sipas rezultateve të bëra publike, ka arritur të mbajë mëxhorancën absolute në parlament me 49% të preferencave. Më pas vjen partia Jobbik me 20%, forcë e tretë është koalicioni mes socialistëve dhe ambjentalistëve me 12%.

Gjatë gjithë ditës janë regjistruar radhë të gjata në vendvotime, një pjesëmarrje që nuk është parë kurrë. Sipas të dhënave, 69% e qytetarëve kanë përdorur të drejtën e tyre të votimit. Kjo pjesëmarrje e lartë ishte një mundësi e mirë për konfirmimin e opozitës që sipas analistëve mund të kishte ndikuar në humbjen e maxhorancës absolute të Fidesz. Gjë e cila nuk ndodhi.

1547 kandidatë garuan për 199 vende në parlament. Fidesz dhe aleati I saj, partia kristian-demokrate kanë arritur të marrin 133 deputetë. “Fitorja është një mundësi për të mbrojtur atdheun”. Këto ishin fjalët e para të Orban I cili ka festuar rezultatin e zgjedhjeve me mbështetësit e tij. Sipas analistëve, në fitoren e liderit euroskeptik ka ndikuar sulmi I vazhdueshëm ndaj një fenomeni, që sipas Orban këcënonte hungarezët: mbërritja e mijëra emigrantëve muslimanë, me zhvendosjen e detyrueshme të urdhëruar nga BE. “Duhet të vendosim mirë, pasi duke gabuar nuk do të ketë një mënyrë riparimi. Rrezikojmë të humbasim vendin tonë, I cili do të shndërrohet në një shtet emigrantësh”, është shprehur Orban. Ndërkohë, kryeministri hungarez njihet gjerësisht për natyrën e tij populiste duke ndjekur politika shumë të ashpëra kundër emigracionit. Gjithashtu ka një simpati të theksuar për presidentin rus, Vladimir Putin dhe lideren e Frontit Nacional në Francë, Marine Lë Pen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne