Hyot Brian Yee: Kosova të përmbyllë çështjen e demarkacionit

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në një takim me shefin e diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur se SHBA do të qëndrojë pranë Kosovës dhe do të bashkëpunojë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të vendit dhe në fushat e tjera.

Gjatë takimit me Pacollin, Yee vlerësoi kreativitetin e diplomacisë kosovare në drejtim të njohurive të reja e dinamikën. Gjithashtu Yee ka thënë se SHBA do të vazhdojë asistencën e tyre për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Pacolli e njohur zyrtarin e lart amerikan me idetë e tij për zgjidhjen e problemit të Trepçës si dhe bashkimin e Mitrovicës, nëpërmjet shtrirjes së zonës së lirë ekonomike në të gjithë territorin e kësaj komune, si zgjidhje që prodhon zhvillim ekonomik për atë zonë.

Për sa i përket Serbisë, ministri i Jashtëm i Kosovës në takim me Yee është shprehur se Kosova ka zgjedhur që të mos i përgjigjet provokimeve që vijnë nga Serbia, duke shikuar më shumë nga e ardhmja, në respekt të plotë të sovranitetit të Kosovës.

Hoyt Brian Yee gjatë takimit me Pacollin ka kërkuar që Kosova të përmbyllë çështjen e demarkacionit, duke e cilësuar si një kapitull që mban peng liberalizimin e vizave dhe inkurajon Kosovën që të vazhdojë rrugën e reformave të gjithanshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne