I cilesuar si Mamuthi i korrupsionit, Dhori Kule bën 11 punë shteti përnjëherë

Rektori i Universitetit te Tiranes nuk ka asnjë lidhje me universitetin, por vetëm me paranë dhe ngjitjen pas partive. Dhori Kule mund të jetë zyrtari i vetëm në Ballkan që bën 11 punë shteti njëherësh dhe merr 11 rroga njëkohësisht.

Duke bërë 11 detyra shtetërore njëherësh, ka mbikëqyrur edhe doktoraturën Monika Kryemadhit e cila rezultoi e vjedhur. Gjatë kohës kur ishte rektor i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka deklaruar të ardhura edhe nga 10 punë të tjera shtetërore. Teksa shumë të rinj që mbarojnë arsimin e lartë enden të papunë, mamuthi bën 11 punë përnjëherë.

11 detyrat e Dhori Kules

Rektor i Universitetit të Tiranës. Pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë. Nënkryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës. Kryetar i Këshillit të Statistikave. Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë

Anëtar i Këshillit të Qarkut dhe KRRT Qarkut Tiranë. Këshilltar i Dhomës së Tregtisë. Anëtar i Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës dhe Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë. Anëtar i Bordit në Agjencia e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit, Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Anëtar i Këshillit të Profesorëve të Universitetit të Vlorës

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne