I dashur hoxhë, mos na fol për durimin (sabrin)

Një hoxhë hipi në minber (hutbe) për ta mbajtur hutben dhe filloi të flasë për durimin dhe sabrin ndaj sprovave dhe problemeve të kësaj bote. Pas pak, fjalën e tij ia ndërpreu një besimtar, i cili punonte si pastrues, duke i thënë:


«I dashuri hoxhë, ti ke ardhur në xhami me një automobil të shpejtë dhe të shtrenjtë, me rroba të bukura dhe të shtrenjta, i parfumuar me parfumin më të mirë, aroma e të cilit e mbushi tërë xhaminë. Unë do të doja që ti me mua të punosh vetëm një ditë, dhe nga mëngjesi deri në mbrëmje t’i pastrojmë rrugët në këtë të ftohtë, e të shohësh se çka është sabri. Unë për çdo ditë jam duke e bërë këtë punë të rëndë e të ndotur dhe në fund të muajit marr një pagë, shuma e së cilës nuk e tejkalon çmimin e parfumit tënd!
Më fal hoxhë, ne nuk kemi nevojë që të na mësosh sabrin, sepse sabri është shoku ynë i jetës. Unë do të doja që ti të na flasësh për padrejtësitë dhe zullumin e sundimtarëve, për dukuritë negative në shoqëri dhe për mos konsekuencën e shumë dijetarëve islam, e jo për sabrin!»

e përshtati: Miftar Ajdini

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne