I dehur përplasi makinat, gjykata liron shefin e policisë

Gjykata e Fierit ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’ për shefin e policisë së Komisariatit të Policisë së Patosit, Flamur Veliu.

Efektivi Flamur Veliu, 60 vjeç u arrestua dy ditë më parë, në aksin rrugor Fier-Lushnje në vendin e quajtur “Mulliri i artë”, pasi në gjendje të dehur shkaktoi aksident duke përplasur disa makina.

Njoftimi i policisë për arrestimin:

Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Flamur Veliu, 60 vjeç, banues në Lushnje, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Lushnje në vëndin e quajtur “Mulliri i artë” Fier, është përfshirë në një aksident automobilistik me dëme materiale dhe pas verifikmit me aparat alokool-test ka rezultuar se drejtonte mjetin “Fiat Stilo” në gjendje te dehur. Materialet hetimore lidhur me këtë ngjarje ndaj shtetasit Flamur Veliu, do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne