I forti i Kumanovës porosi paramilitarit maqedonas: Ti që po ofendon UÇK-në, do bëhesh pishman!

Biznismeni Bashkim Qazimi, i njohur si i forti i Kumanovës i ka dërguar një porosi të ashpër paramilitarit maqedonas, Goran Angellov, i cili ofendoi UÇK-në duke i quajtur edhe “homoseksualë”.

Në porosinë e shkruar edhe shqip edhe maqedonisht, Bashkim Qazimi nga Kumanova kërkon nga Angellov të kërkojë falje për këtë ofendim, ose do të bëhet pishman, shkruan Gazeta Lajm. “Unë Bashkim Qazimi, nga Kumanova, e pranoj sfidën e Goran Angellovit, komandantit të Beretave maqedonase, i cili sot i paska sfidu dhe i paska ofendu ushtarët e UÇK-së. Nëse nuk ai nuk kërkon falje publike për këtë ofendim, e sfidoj KU TË DOJË DHE KUR TË DOJË të përballet me mua. Nëse është burrë, pres t’i përgjigjet kësaj ftese time sa më shpejtë!”, ka shkruar Qazimi.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne