I jepet lamtumira Zarife Hasanajt, ushtarakes që humbi jetën në Letoni

Zarife Hasanaj, ushtarakja që humbi jetën në Letoni, u përcoll sot me nderime për në banesën e fundit në Varrezat e Dëshmorëve.

Familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore i dhanë lamtumirën e fundit nëntetares që vdiq gjatë një stervitjeje të NATO-s

Arkivoli i mbuluar me flamurin kuq e zi iu drejtua rreth orës 13:50 monumentit “Nënë Shqipëri”.

Zarife Hasanaj ndërroi jetë në 6 Maj pasi i shpërtheu një minë, kurse janë plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne