‘I korruptuar dhe i kapur’: në prag të Kongresit, një nga ikonat e PS kërkon largimin e Edi Ramës nga politika

Një nga figurat më të spikatura historike të Partisë Socialiste, ish-kryetare kryesie dhe njëkohësisht ish-ministre e Jashtme, në prag të kongresit të kësaj force politike ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetarit të saj Edi Rama. E ftuar në emisionin “Provokacia” në ABC News, Dade kërkoi largimin e kryeministrit nga qevrija edhe për të mirën e socialistëve, pasi tashmë ai është një individ i kapur.

“Rama të paktën në këto dy vite nuk po qeveris, Rama është i kapur nga një klientelë, që ka qenë edhe më parë se të vijnë në pushtet, e kam thënë edhe më parë këtë në Parlament. Një kryeministër që e ka të vështirë të menaxhojë ministrat, dhe ua drejton gishtin gjithnjë atyre, atëherë nuk di të bësh detyrën. Rama nuk mund t’i shpëtonin këto afera, kanabizimi apo tenderat e frikshme, siç ishte rasti i Unazës së Re, por edhe në koncesione në shëndetësi, por edhe të tjera”, deklaroi ajo.

Gjithashtu ish-ministrja e PS-së, thotë se opozita nuk mund të marrë të gjitha ato që kërkon, por e cilëson të drejtë kërkesën për largimin e Edi Ramës.

“Unë kohët e fundit në daljet e mia kam pasur një version timin edhe për zgjidhjen e krizës, në të cilën mbetemi të mbërthyer, që Rama nëse vërtetë mendon për Shqipërinë, për integrimin, për të mos penalizuar edhe PS-në, forcën që e ka zgjedhur dhe krijuar mund të bënte një dalje të butë taktike. Një largim të vetin nga politika” tha Dade.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne