I mësonin fëmijët se si të urrenin muslimanët dhe si të dhunonin xhamitë në SHBA, arrestohen gratë amerikane

Dy gra amerikane kanë dhunuar një xhami dhe kanë ofenduar rëndë myslimanët në Tempe të Arizonës. Më e keqja ishte se ato kishin edhe fëmijët e tyre me vete. Njëra nga gratë reportohet se e ka postuar materialin e filmuar të incidentit në faqen e saj në Facebook.

Tahnee Gonzales dhe Elizabeth Dauenhauer u arrestuan nga policia të enjten pasdite. Dy gratë përballen me akuzat e krimit për veprime të dhunshme, raporton Arizona Central, një gazetë lokale.

Në videon e publikuar në faqen e Facebookut të Gonzales shfaqen gratë dhe tre fëmijët si dhe Qendra e Komunitetit Musliman në Tempe. Ato shfaqen në video duke shkulur dhe marrë më dhunë pamflete dhe broshura si dhe i inkurajojnë fëmijët e tyre që t’i ndihmojnë.

“Shikojeni këtë xhami, këtë xhami të shëmtuar këtu,” dëgjohet një zë gruaje në video. I njëjti zë degjohet duke sharë rendë myslimanët me fjalët, “adhurues të djallit”. Një nga fëmijët dëgjohet teksa thotë, “ata mbajnë erë dhi”.
Para ardhjes në xhami, e njëjta grua dëgjohet duke thënë “shikojeni këtë grup jobesimtarësh”.

 

Nga pamjet, lihet të kuptohet se gratë duan të ndalin “hyrjen e muslimanëve arabë të cilët sipas tyre po shkatërrojnë Amerikën”.

Në një tjetër video në faqen e Gonzales, fëmijët shfaqen në pjesën e prapme të makinës duke mbajtur flamuj amerikanë dhe duke thirrur në një zë, “ndërtoni një mur”.

Nuk dihet nëse gratë kanë marrë avokatë për të folur në emër të tyre. “Bazuar në detajet e ngjarjes kriminale, një shtim i mëtejshem i krimit të urrejtjes do të konsiderohej për tu dënuar me burg,” tha dedektivja Lily Duran, zëdhënëse e Departamentit të Policisë në Tempe për Arizonën Qendrore.

Organizata kundra shpifjeve (The Anti-Defamation League) lëshoi ​​një deklaratë mbi incidentin, i cili shkurtimisht thotë: “Shikimi i këtyre videove të shemtuara është jashtëzakonisht shqetësues në shumë nivele. Është nje veprim shumë i keq që këta individë shkojnë brenda në xhami dhe kërcënojnë sigurinë e personave që praktikojnë në mënyrë paqësore fenë e tyre. Por që të përfshish fëmijët e vegjël dhe ti indoktrinosh me urrejtje, është dicka me te vërtetë shumë e neveritshme.

Eshtë për të ardhur keq që sjellja të cilën e shohim në video përputhet me krimet e urrejtjes, rritjen e sulmeve kundër myslimanëve dhe rritjen e fanatizmit anti-musliman dhe antisemitist, veprime të cilat i kemi parë vitet e fundit./oxygen/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne