I mori makinën babait, përplaset me shtyllën, humb jetën i mituri

Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka qenë duke udhëtuar me një makinë tip Benz drejtuar nga shoku i tij në të njëjtën moshë, i cili është përplasur me një shtyllë, ndërkohë që janë plagosur edhe 3 fëmijë të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës në rrugën “Donald Trump” në Kamëz, ku i mitur me inicialet E.P ishte duke drejtuar makinën tip benz, pikërisht atë që shohim në foto.

Ai ishte duke ecur me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e makinës, duke u përplasur me një shtyllë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi 15-vjeç, si dhe dy të mitur të tjerë, E.B 11 vjeç, K.T 16 vjeç, ndërkohë që 15-vjeçari K.C ka ndërruar jetë.

Burime nga Policia e Tiranës sqarojnë për Report TV se i mituri E.P i vodhi çelsat e makinës babait të tij dhe më pas mori 3 shokët e tij dhe filloi të udhëtonte në rrugët e Kamzës.

Të miturit me shpejtësi dhe pa rrip sigurimi
Të miturit ishin duke lëvizur pa leje drejtimi, ndërkohë që nuk kishin vendosur as rripin e sigurisë.

Kanë qënë kalimtarë të rastit që kanë transportuar 3 fëmijë për në Spitalin e Traumës, por 15-vjeçari K.C nukm ka arritur ti mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

15-vjeçar që drejtonte mjetin shoqërohet në komisariat
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e makinës E.P, i cili i vodhi makinën babit të tij.

Ndaj tij pritet të ngrihet akuza e aksidetntit me pasojë vdekjen si dhe drejtim i makinës pa leje.

Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë.

Informacion paraprak.
Më datë 17.09.2017, rreth orës 15:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një mjet të përplasur me një shtyllë në Kamëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :
Në rrugën “Donald Tramp”, në Kamëz drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E.P.,15 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ku për pasojë është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç (të tre pasagjer në mjetin tip “Benz”.
Shtetasi K.C., rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

foto nga aksidenti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne