I ngriti gishtin e mesit Trump, shkarkohet nga puna gruaja trime

Një grua, fotoja e së cilës u bë virale pasi i ngriti gishtin e mesit Donald Trump, teksa autokolona e tij i kalonte përbri në kohën kur po ngiste biçikletën e saj, është pushuar nga puna.

Gruaja e pushuar nga puna është Juli Briskman e cila në momentin që i ngriti gishtin Trump ishte duke e ecur me biçikletë në Virginia muajin e kaluar,.

“Ai po më kalonte pranë dhe gjaku nisi të më vlojë. Mendova, përfituesit e DACA-s do të dëbohen. Obamacare do të zëvendësohet. Vetëm një e treta e Porto Rikos ka energji elektrike, ndërkohë që ai po shkonte në fushën e golfit, sërish”, tha ajo ndërsa shpjegonte xhestin.

Një fotograf që udhëtonte me autokolonën presidenciale fiksoi foton dhe imazhi shumë shpejt u përhap në mediet e shtypura dhe ato sociale. Tani ajo është në kërkim të një pune të re.

Ajo u pushua nga kompania ku punonte në deparatamentin e marketingut pasi ajo e kishte bërë imazhin foto profili në “Twitter” dhe “Facebook”, e kjo mund të dëmtonte reputacionin e kompanisë si kontraktore qeveritare.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne