I poshtëronin të zhveshur dhe dhunë me elektroshok: Strasburgu detyron Greqinë të dëmshpërbleje 11 të burgosur shqiptarë

Shteti grek është detyruar të dëmshpërbleje 11 të dënuar shqiptarë në burgjet greke. Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar shtetit fqinj që të paguajë deri në 10 mijë euro si dëmshpërblim 11 të dënuarve shqiptarë, të cilët denoncuan për dhunë në ambientet e burgjeve dhe për shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut që nga 2013-ta.

Dikastiko.gr shkruan se të burgosurit janë dhunuar me elektroshok dhe i poshtëronin të zhveshur. Po ashtu, atyre u janë shkaktuar fraktura dhe plagë në trup.

Nga ana tjetër, Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg sqaron se nuk është asnjë hetim nga prokuroria lidhur me rastet në fjalë, ndaj e dënoi Greqinë për shkelje flagrante të drejtave të njeriut

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne