I prenë gishtat dhe kokën, dalin detaje për vrasjen e gazetarit saudit në Turqi

Pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në ambientet e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, mediat turke kanë publikuar ngjarjen. Autoritetet turke kanë zbuluar regjistrimin audio, ku dëgjohet momenti kur torturohet dhe vritet gazetari Khashoggi.

Në regjistrimin audio dëgjohet konsulli saudit, Mohammed al Otaibi teksa u kërkon autorëve të vrasjes të mos e fusin në telashe por ta vrasin jashtë ambienteve të konsullatës.

Bëjeni jashtë, do më fusni në telashe” dëgjohet të thotë konsulli.

Nëse do të jetosh kur të kthehesh në Arabi mbylle gojën” i përgjigjet njëri prej personave që mendohet se është një nga vrasësit.

Dyshohet se gazetarit Khashoggi i kanë prerë gishtat gjatë torturave dhe më pas i kanë prerë kokën. Ai ka vdekur brenda 7 minutash informon Middle East Eye duke iu referuar një tjetër burimi që ka dëgjuar audion. Khashoggi mendohet se është dërguar nga zyra e konsullatës në një studio dhe është shtrirë në një tavolinë.

Personi që ka copëtuar trupin e reporterit, ndërsa ai ka qenë gjallë, mendohet se ka qenë kreu i forcave të Riad, doktor Salah Mohammed al-Tubaigy.

Gazetari ishte kritik ndaj mbretit saudit Salam, mendohet se ky mund të jetë shkaku i krimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne