I riu humb kontrollin e mjetit në Lushnje, vdes pasagjerja 35-vjeçare

Një aksident i ndodhur sot në Lushnje i ka marrë jetën një vajze ndërsa ka përfunduar në burg familjari i saj 21-vjeçar.

Altin Durra u arrestua pasi sot rreth orës 07:20, në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat, Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar rëndë një nga pasagjeret dhe janë dëmtuar lehtë dy të tjerë.

Më vonë u njoftua nga Spitali i Traumës Tiranë se pasagjerja që ishte dëmtuar rëndë, 35 vjeçarja Marsla Durra, nusja e xhaxhait të Altinit, banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne