Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se Prokuroria nuk ka dërguar për akt-ekspertim në Britani audiopërgjimin autentik në të cilin vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, përfshihej në trafik droge.

Ai gjithashtu tha se Fredi Alizoti, ishte thjeshtë një aktor i përdorur nga kreu i qeverisë Rama dhe ministri Xhafaj për të sajuar kundërprova.

Jeni shprehur i gatshëm ta vini në dispozicion audion origjinale në Prokurori dhe kjo nuk është marrë?

Absolutisht. Ne kemi një material që i shërbente hetimit, dhe është vërtetuar dhe zëri i Agron Xhafajt nga ekspertiza angleze dhe italiane. Kemi kërkuar të bëjnë publike aprovimin e zërit të Xhafajt, dhe italianët e konfirmuan. Prokuroria së paku ka çuar dy aktorë, Fredi Alizoti dhe Hyseni, pra 3 zëra. Alizoti nuk u paraqit në gjyq. Ku ndodhet? Ku është sot ai? Ai rezulton me disa vepra penale edhe në Spanjë. Është përdorur nga qeveria.

Kur ishit në prokurori mund të thoni se për çfarë u pyetët atje?

Të gjitha pyetjet që bënë gazetarët, jam pyetur për rrethanat e çështjes. I kam thënë që mund të japim dhe materialin e patitruar, por nuk është marrë parasysh nga prokuroria.

Jeni i gatshëm t’i vini prokurorisë telefonin tuaj personal të shohë tabulatet e bisedave?

Tabulatet e mia telefonike i ka kontrolluar prokuroria 1 më 1. Janë kontrolluar përgjatë gjithë vitit. Nuk ekziston asgjë. Prokuroria ka marrë një material fiktiv nga mediat për ta nxjerrë zërin e Xhafajt sa më të pakuptueshëm.

I trembeni një arrestimi të mundshëm?

Do denoncojmë edhe më fort të gjitha rastet abusive. Rama një dordolec që nuk tremb dot as sorrat.

A keni frikë se Fredi Alizoti nuk do rezultonte aktor?

Jo. Jam i bindur që Agron Xhafaj është Agron Xhafaj dhe është në burg. Alizoti thjeshtë një aktor i përdorur nga Rama që kurdis prova.

Burimi: BalkanWeb

11