Ibrahim Xhafari, PKK në Irak nuk e ka sjellë Bagdadi

Ministri i jashtëm i Irakut deklaroi se grupi PKK nuk është futur në territorin irakian me kërkesë të qeverisë irakiane.

Siç tha Ibrahim Xhaafari, PKK grupi PKK është futur në territorin e Irakut pas presioneve të Turqisë dhe është vendosur në malin kandil. PKK është futur në Irak pa dijeninë e Irakut ashtu siç është futur grupi terrorist ISIS në Mosul. Shefi i diplomacisë irakiane deklaroi se Iraku është bërë viktimë e grupeve të cilët janë futur në Irak pa lejen e qeverisë irakiane. Ndërkohë në një njoftim të shtabit të ushtrisë turke thuhet se 10 anëtarë të PKK janë vrarë gjatë një sulmi të avionëve luftarakë të Turqisë në veri të Irakut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne