Ibrahimi: Ramush Gjokaj, turpi nuk ka brirë, si do ta shikosh në fytyre gruan e nënën tende sot, nesër?

Veprimi i djeshëm i kryeministrit Haradinaj, i cili gjatë ceremonisë për nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, largoi me forcë një grua nga foltorja, ka ngjallur reagime të shumta, ndër ta edhe intelektuali i njohur shqipar, Nexhat Ibrahimi.

Ai ka kritikuar rëndë Haradinajn duke i dhënë edhe një leksion të fortë atij.

Ja postimi i plotë i Ibrahimit:

“Këto dite është Ramazan, kurse sonte është Nata e Madhe e Kadrit. E di qe ty nuk te intereson Nata e Kadrit, sepse ti “nuk e di pse je musliman” por për hir te shumicës se popullsisë, kije ne konsiderate sepse gjendesh ne qytetin e dhjetëra xhamive, dhjetëra mije besimtareve muslimane, gjendesh ne Prizren, ne qytetin e Hoxhes Ymer Prizreni, kryeministrit te te gjithë shqiptareve për here te pare ne histori, as gjate Teutes, as gjate Gjergjit, as gjate Enverit apo Fadilit, por ndodhi vetëm ne kohen e Muderrisit Ymer Zgatari nga Prizreni. Ai ka qene i edukuar, i arsimuar, politikan, deputet i parlamentit osman, myfti i Prizrenit, por edhe pse me pushtet, kurrë nuk e përdori forcën ndaj një femre te vjetër.
Nuk me çudit ti, sepse njihesh për muskuj, njihesh qe nuk e respekton nenën tende, as gruan tende, por ku janë grupet e shumta për mbrojtjen e femrës, te cilat si skifterët e gjeraqinat vërsulen për diçka kundermuslimane, ndërsa tash heshtin. Unë e kuptoj protokollin, por dinjiteti i një femre është me i madh se protokolli yt.

Në këtë kohe para iftari, ne vend qe te pranojmë një urime për natën e madhe, unë ndjehem i zhgënjyer, jam i mllefosur sepse na ule poshtë Prizrenin, Kosovën, me kulturën tende prej bodigardi, te cilin zanat e mësove ne Perëndimin e egër, te cilët nuk dine gjë tjetër pos dhune, dhe për këtë gjithmonë kujdesen te gjejnë edhe fajtorin kujdestar.
Kryeministër, turpi nuk ka brirë, turpi është ky, femra e një familjeje me emër të shtyhet si një leckë. Si do ta shikosh në fytyre gruan e nënën tende sot, nesër.

Po ta kisha fuqinë politike e qytetare, ti do te ishe shkarkuar qysh sonte, por fale këtij votuesi te Kosovës qe shumica te ngjasojnë ty, ti do te jetosh edhe me tej.

Prizreni distancohet nga ti zotëri Ramush Gjokaj. Ti prej sot nuk je kryeministër yni, por i qarqeve te fuqive botërorë, për t’i zbatuar projektet e tyre karshi Serbisë. Unë distancohem nga arroganca jote. Edhe me mua mund te veprosh ngjashëm, madje me lehte, sepse fizikisht jam i dobët, ma bastun ne dore, por nuk munda pa t’i thënë këto pak fjale me një fryme.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne