Idiotizmi i misionit protestant dhe i Arbana Osmanit

Shkruan: Ali Dula

Në një emision të moderatores Arbana Osmani “Dua të të bëj të lumtur” pashë një goditje të rëndë ndaj dashurisë e dhembshurisë së vërtetë prindërore për fëmijën dhe një shkelje flagrante humane nga ajo avokate që vinte nga institucioni i shtetit.

E për ta kuptuar kulmin e idiotësisë të një misioni sa djallëzor aq edhe antihuman pashë dhe një aleancë midis predikuesve protestantë, moderatores dhe publikut! Sikur çdo gjë unison ishte përgatitur. Turp!

E para e punës, brenda misioneve fetare (pavarësisht cilit besim) ka dhe ka për të pasur vepra bëmirëse, por kur ato kryqëzohen me djallëzi e nënkushtëzime, atëherë kjo nuk përfaqëson humanitet, bëmirësi e solidaritet, por kalon në mision fetar për të shtuar numrin e besimtarëve t’pavullnetshëm, por nga zori e rrethanat disa “të shkretë” shpesh bijnë në këtë stad të individit të konvertuar. Mjerim.

Dy misonarë protestantë që u shfaqën publikisht në emisionin Arbana Osmanit, përpara se të këmbëngulin birësimin e dy vajzave të një fukarai vlonjat, si fetarë që janë do të duhej të rezononin rëndësinë e lidhjes së shpirtit, por jo, ata dashurinë e lumturinë e shpërfaqën përmes materiales.

E lidhja e vërtetë prindërore me fëmijën është lidhje shpirti. Dy zotërinj në duan t’jenë aq human e bëmirës, madje në emër të Zotit ku thirren, pse nuk vazhdojnë vetëm me ndihma materiale për ato dy vajza, pa pasur qëllimin për birësim të tyre?

Madje kështu pranonte edhe babai i vajzave, por fakiri i sinqertë kishte kuptuar nijetin e dy misionarëve. Andaj Gëzimi, prindi i dy vajzave, rrinte krejt njerëzor dhe me të drejt nuk pranonte një vjedhje të gocave nga ana e misionarëve.

Ky lloj modeli i krijimit të lidhjeve dhe joshjeve materialiste nëpër jetimore me petkun fetaresk, është dhunim i njerëzores. Njeriu në këtë botë në një moment mund të jetë fukara e ngusht materialisht, por gjendjet materiale shpesh edhe ndryshojnë, e shpirtërorja mbetet përherë ajo e vërtetë. Zot bëje hajr!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne