IHH nis shpërndarjen e ndihmave në vendet e Ballkanit

Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me qendër në Turqi, ka nisur shpërndarjen e ndihmave me rastin e muajit të Ramazanit për 300 mijë familje në 104 vende të botës

PRIZREN (AA) – Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me qendër në Turqi, ka nisur shpërndarjen e ndihmave me rastin e muajit të Ramazanit për 300 mijë familje në 104 vende të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që Osman Atalay, Anëtar i Këshillit të Bordit Drejtues të IHH-së, ka dhënë për AA, thuhet se ky fondacion, ashtu sikurse edhe në vitet e shkuara ka nisur shpërndarjen e ndihmave humanitare për muajin e Ramazanit.

Fondacioni IHH i cili gjatë këtij muaji do të shpërndajë rreth 2 milionë iftare, krahas iftareve do të shpërndajë edhe veshje për festën e Bajramit, për 57 mijë fëmijë në 36 vende të botës.

IHH ka nisur të shpërndajë në 27 vende të botës zekat dhe fitra për 130 mijë njerëz në nevojë.

Në kuadër të shpërndarjes së ndihmave gjatë muajit të Ramazanit, IHH do të shpërndajë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Preshevë, Sanxhak, Rumani, Bullgari dhe Hungari paketa ushqimore dhe iftare. Në këtë kuadër në vendet e Ballkanit do të shpërndahen 10 mijë koli me ndihma dhe 4.500 personave iftar.

Nga ana tjetër Fondacioni IHH do të nisë shpërndarjen e ndihmave nga Kosova dhe Maqedonia. Gjatë ditës së sotme ky fondacion shpërndan ndihma në Prizren dhe Mamushë për veteranët e luftës dhe jetimët. Ndihma ndaj këtyre familjeve do të konsistojë në ndihma ushqimore dhe veshmbathjesh.

Ndërsa në ditët në vijim shpërndarja e ndihmave do të shtrihet dhe në rajone të tjera si Prishtinë dhe Rahovec.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne