Ilir Kulla mbron Top Channelin, sulmon muxhahedinet iraniane

Analisti dhe ish-keshilltari i sigurise kombetare prane presidentit te Shqiperise Ilir Kulla, ka sulmuar muxhahedinet iraniane (MEK) per xhihadin apo sulmin me te fundem qe ata kane bere kunder Top Channelit. Sulmi i Ilir Kulles kunder xhihadisteve iraniane ka ardhur pasi keta te fundit kane sulmuar televizionin me te madh ne Shqiperi, Top Channel i cili ne 12 shkurt 2018 botoi intervista me tre ish-anetare te MEK-ut te cilet rrefenin ne emisionin Fiks Fare sesi shteti shqiptar dhe UNHCR i ka lene ne balte keta ish-xhihadiste qe tani duan te deradikalizohen.

Dezertoret e MEK ekspozuan natyren terroriste te organizates MEK dhe sesi ata jane mbajtur nen presion, survejim dhe jane radikalizuar dhe sulmuar nga MEK. Deklarimet publike te ish-anetareve te MEK-ut e kane terbuar organizaten ish-terroriste e cila ne vend qe te bej nje debat publik me kritiket e saj, ka leshuar nje komunikate qe i ka cuar mediave ku sikur Partia e Punes se Shqiperise njehere e nje kohe i akuzon dezertoret e MEK-ut si agjente te shtetit iranian.

Komunikata qe u botuar se pari ne Gazeten TemA eshte hapur edhe neper portale te tjera: http://www.gazetatema.net/2018/02/14/a-u-perdor-top-channel-nga-gestapo-e-iranit/

Por sulmi i MEK-ut nuk shkon vetem kunder ish-xhihadisteve Manouchehr Abdi, Saadullah Saifi dhe Ehsan Bidi. Muxhahedinet akuzojne edhe televizionin Top Channel si te blere nga Irani dhe qe i sherben propagandes kunder xhihadisteve. MEK-u thoshte:

“Ministria e Intelegjencës Gestapo (MOIS) e fashizmit fetar që sundon Iranin, i cili ka hyrë në fazën përfundimtare të mbytur nga kryengritja e popullit iranian, është angazhuar në një akt hakmarrës për blerjen e një programi televiziv në Top Channel TV në Shqipëri më 12 Shkurt, 2018.”

Analisti Ilir Kulla i eshte pergjigjur sulmit te xhihadisteve iraniane me nje status ne Facebook duke i kujtuar ata se MEK nuk ka te drejte juridike te bej aktivitet politik, publik ne Shqiperi dhe as te sulmoje nje TV Kombetar. Ja deklarata e Ilir Kulle:

MEK paska reaguar kunder TOP CHANNEL… MEK s ka asnje te drejte juridike te beje aktivitet politik ,publik ne Shqiperi e aq me teper te akuzoje nje TV kombetar.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne