Ilir Meta zgjidhet Presidenti i ri

Ilir Meta është zyrtarisht Presidenti i ri Republikës.

Kreu i ri i shtetit u zgjodh nga Kuvendi në raundin e katërt me 87 vota pro, nga 89 deputetë që morën pjesë në votim.

Vetëm dy kanë qenë votat kundër zgjedhjes së Ilir Metës President, të cilat besohet se janë të përfaqësuesve të partisë LIBRA, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, të cilët pavarësisht se votimi ishte i fshehtë patën paralajmëruar votën kundër Metës.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit u bojkotua nga opozita, të cilët vijojnë bojkotin e Kuvendit prej 69 ditësh.

Presidenti i ri do të marrë detyrën zyrtarisht më datë 24 korrik, kur i skadon mandati presidentit aktual, Bujar Nishani.

Ilir Meta do të mbajë postin me të lartë në vend, atë të kryetarit të shtetit për 5 vite nga 2017 deri në 2022.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne