Imam Armand Ali tregon si te mbrohemi nga terrori i anti-terrorit te qeverise laik-katolike Rama?

Imam Armand Aliu ne nje nga postimet e fundit te tij ne facebook keshillon shqiptaret si te ruhen nga terrori i policise se antiterrorit qe qeveria laik-katolike Rama ka krijuar per te diskriminuar muslimanet. Imam Aliu tregon eksperiencen e tij personale me fuksat e antiterrorit, kercenimet qe i kane bere islamofobet e Rames dhe rruget ligjore me te cilat keta ordinere mund te ndershkohen. Me poshte jane udhezimet e imam Aliut:

Edicioni informativ i dates 13 Dhjetor.

Dje ne darkë prane zyrave te SHÇBA (ish SHKB) kam bere nje ankese ndaj shef Simonit per shperdorim te detyres dhe kanosjen time ne prani te kater punonjesve te tjere te antiterrorit.
Ndersa sot i kam derguar edhe Prokurorise se Tiranes nje kallezim penal ndaj shef Simonit. Emrin nuk do ja publikoj sot, ndoshta e publikoj neser ne emision live nese e shikoj te arsyeshme ose ne ditet ne vijim. Ne kete edicion informativ do publikoj vetem nje pjese te kallzimit ne Prokurori.
Njekohesisht do ti jap disa keshilla atyre besimtareve muslimane te cilet jane thirrur ose mund te therriten per tu pyetur ne zyrat e antiterrorit.
– Ne castin qe ju lajmerojne per tu paraqitur prane zyrave te tyre kerkojuni qe tju sjellin nje avokat te prezantoje. Mos u mashtroni nese ju thone se nuk ka nevoje per avokat. Kerkojuni tua sjellin ata nga ana e tyre falas dhe sigurohuni qe te jete vertete avokat se ndoshta njeri prej tyre mund te shtiret si avokat. Avokatin nuk do ta kerkoni qe tju mbroje. Thjesht prezenca e tij do ti detyroje ata te sillen me ju njesoj si kamerierët ndaj klientëve ne lokal e jo si hetuesit e komunizmit me te burgosurit politik në qeli.
– Pyetjeve pergjigjiuni direkt e pa dorashka sepse genjeshtrën e ka ndaluar Allahu. Sinqeriteti eshte virtyt i besimtarit.
– Gjate gjithe takimit dhe qendrimit me ta deri ne largimin nga ambjentet e tyre mundohuni mos te bini pre e provokimeve. Nese do te kishit kryer ose do te ishit akuzuar per ndonje veper penale nuk do tju therrisnin ata por do te kishit shkuar direkt ne prokurori. Puna e tyre eshte vetem tju frikesojne me ane te presioneve ose kercenimeve dhe tju provokojne ne menyre qe ju te reagoni me akte dhune ose tu kunderpergjigjeni me kercenime. Qetesia juaj perballe tyre eshte kunderpergjigjia me e mire te cilen ata nuk e durojne dot dhe i ben te luajnë mendsh.
– Mundohuni qe mos tju hallakatin me pyetje dhe biseda te tepruara por pergjigjuni vetem pyetjeve qe shkruhen.
– Gjate takimit me ta nese shikoni edhe elementin me te vogel te sjelljes jo serioze, ju lind e drejta te beni ankese ndaj tyre te zyra e SHÇBA qe ndodhet te godina e Ministrise se Brendshme, hyrja me shkalle ne krahun e bulevardit. Aty mund te ankoheni edhe per sjelljet e pahijshme sado te vogla qe tju duken. Madje edhe sikur ai qe ju drejton pyetjet tju flasi duke mos hequr syzet e diellit qe perdor ne rruge, kjo eshte sjellje e pahijshme qe tregon arrogancë prandaj edhe per kaq gje duhet te beni ankese. Ata jane punojes shteti te cilet e kane detyre ligjore qe te sillen me te gjithe shtetasit me sjelljen me te mire. Atyre ju lejohet perdorimi i forces, presioneve dhe kercenimeve vetem nese ndaj tyre reagohet me dhune. Ndersa nese ju kercenojne atehere pervec ankeses te SHÇBA, beni edhe nje kallzim penal ne Prokurori. Nese ndodh qe ndaj te njejtit person te mblidhen disa ankesa ose kallzime penale, do te ndodhi njesoj sic ndodh me nje postim facebooku kur ndaj tij behen disa here report dhe postimi fshihet. Ne rastin konkret mund te perjashtohet fare nga puna ne strukturat ne polici.
Nese ndodheni ne rrethe te tjera jashte Tiranes atehere telefononi numrin pa pagese 08009090 per sqarime se ku mund te drejtoheni per ankesat. Ose mund te denonconi online ne linkun
http://shcba.gov.al/index.php/denonco
– Pasi te keni mbarruar nga deklaratat dhe tju jepen fletat e printuara per te firmosur, lexojeni gjithcka me kujdes nga fillimi ne fund perpara se te firmosni. Sigurohuni qe fleta e fundit mos te kete vend bosh mes fjalise se fundit dhe emrit tuaj ku do firmosni. Mos harroni te hidhni firmen ne fund te cdo faqeje ne menyre qe materialit mos ti shtohen me pas fleta te tjera qe nuk jane fjalet tuaja.
– Keni te drejte ligjore qe perpara se te largoheni, te merrni nje kopje te materialit ku keni firmosur.
– Te jesh i dyshuar per diçka, te jesh nen hetim apo te thirresh nga antiterrori apo cilido seksion tjeter i policise se shtetit, nuk ka asgje te keqe dhe nuk tregon se ju keni kryer ndonje veper penale apo ndodheni ne rrezik. Prandaj nuk ka asgje per tu shqetesuar. Duke mos i fshehur por duke i publikuar thirrjet tuaja nga keto institucione, ju i prisni rrugen thirrjeve te tjera te panevojshme dhe abuzive prej tyre qe mund tju behen periodikisht. Nese heshtni, dijeni se i keni hapur atyre rrugen tju therrasin dhe bezdisin perseri.
– Mbeshtetjuni Allahut dhe shikoni te jeni ne rregull me urdherat dhe ndalesat e Tij. Gjithcka qe ndodh eshte caktimi i Allahut e nuk mund te ndryshohet. Askush nuk mund tju demtoje nese Allahu nuk e ka caktuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne