Imam Armand Aliu krahason kryetarin e KMSH-se me Nikolla Çausheskun

Ne nje postim ne FB e tij imam Armand Aliu ka sulmuar zaptimin e Komunitetit Mysliman te Shqiperise nga bijte e komunisteve dhe tani nga gylenistet. Ai sulmon nder te tjera Skender Brucajn, kryetarin aktual te KMSH-se dhe Ermir Gjinishin, ish-nenkryetarin e KMSH-se. Komenti i tij eshte me poshte:

#Çaushesku_dhe_Alia
#Gjinishi_dhe_Muçaj
#Tranzicioni_i_Skënder_Bruçaj

– Ne vitin 1989 ne Rumani u permbys me dhune sistemi komunist diktatorial. Lideri komunist Nikola Çaushesku u gjykua direkt dhe u ekzekutua sëbashku me bashkëshorten. 
– Ne 1990 ne Shqiperi, lideri komunist Ramiz Alia ndjek nje rruge tjeter, atë te tranzicionit te butë. Ajo forme tranzicioni ishte shume e dobishme me ate vetë, partine komuniste, drejtuesit e saj dhe pasardhesit e tyre. Ndaj tyre jo vetem qe nuk pati denime ekstreme, por ata dhe bijte e tyre deri sot kane ne duar pushtet dhe zotërojnë ne duart e tyre pasuri te shumta.

Kalojme tani tek ceshtja e KMSH. Drejtues i saj ne periudhen post komuniste u zgjodh Hafiz Sabri Koçi, hoxhe i vertete i cili u persekutua ne kohen e sistemit komunist. Megjithate zyrat e KMSH u mbushen me lloj lloj njerëzish, besimtare, komunistë, hajdutë, mashtrues etj. Ne ate periudhe filloi dhe infiltrimi i elementëve gylenistë ne KMSH. Eksponent i larte ne KMSH ne ate kohe ka qene edhe Ermir Gjinishi. Ai ishte nje nga te dyshuarit kryesor per implikim ne vrasjen misterioze te Sali Tivarit. Gjinishi u largua nga KMSH me turp pasi u akuzua per arrogance, abuzime me fondet, vjedhje dhe shitje vakëfesh etj. Pra perfundimi i tij ishte i ngjajshëm me ate te Nikola Çausheskut.
Me vdekjen e Sabri Koçit ne pushtet hypën Selim Muça, njeri i ngritur edhe ne periudhen komuniste. Nën drejtimin e tij, KMSH kaloi nen kontrollin e politikes shqiptare. Ai sot ka shkuar tek Allahu me te mirat dhe te keqijat e tij prandaj nuk dua ti bej gjyqin. Por ne fund ai u terhoq nga drejtimi i KMSH duke liruar vendin te tjereve. Largimi i tij ishte nje tranzicion i butë i ngjajshem me ate te Ramiz Alia-s.
Sot ceshtje kryesore per muslimanet e Shqiperise eshte gjendja e mjerueshme ku ka degraduar KMSH nen drejtimin e gylenisteve te FETO dhe liderit te saj haxhi, psikolog, Skender Bruçaj-t. Nen drejtimin e tyre muslimanet humben perfaqesuesin zyrtar qe do interesohej e do ngrinte zerin per ta. Edhe pse gjate kesaj periudhe eshte nderprere shitja e vakefeve megjithate ne kete periudhe shumica e fondeve qe mblidhen nga vakefet, shkojne per interesat e levizjes gylen dhe langaraqëve te saj. Por realiteti i tyre i fëlliqur eshte bere i qarte per shumicen e besimtareve muslimanë ne Shqiperi. Problem akoma mbetet menyra e spastrimit te tyre nga KMSH. Kjo nuk eshte ceshtje qe diskutohet ne publik sepse edhe per kete po punohet ne shume drejtime. Ajo qe doja te hidhja ne publik eshte: Çfare perfundimi do zgjedhi Skender Bruçaj, largimin me nder si Selim Muçaj (Ramiz Alia) apo ate me turp si Ermir Gjinishi (Çaushesku)?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne