Imami promovon Islamin në Brazil

Rodriguez Xhilul thuhet se është i vetmi imam musliman shia në Sao Paulo, Brazil, i cili është me prejardhje nga Brazili.

Pas përqafimit të Islamit, ai udhëtoi në Iran për të studiuar shkencat fetare në qytetin e shenjtë të Kumit.

Pasi mbaroi studimet në Kum, ai u kthye në vendin e tij të origjinës për të përhapur mesazhin e Islamit.

Rodriguez Xhilul predikon mbi çështjet Kur’anore dhe etike dhe mban programe fetare në Qendrën Islame ‘Fatimeh Zahra’ (a.s.) në Sao Paulo.

Qendra është themeluar në qytet me qëllim të promovimit të Islamit.

Në muajin Ramazan, imami organizon programe të veçanta, duke përfshirë edhe ceremonitë e Iftarit të përbashkët në Qendrën Islame.

Ai dhe muslimanët tjerë shia të qytetit, gjithashtu, marrin pjesë në tubimet ndërkombëtare të Ditës së Kudsit (Jerusalemit) gjatë ditës së xhuma, xhumanë e fundit të Ramazanit.

“Qendra jonë gjithashtu bën shumë aktivitete bamirësie dhe ndihmojmë nevojtarët dhe jetimët,” i thotë Agjencisë së Lajmeve IQNA.

“Shumica e muslimanëve në Brazil janë sunitë,” thotë ai, duke shtuar se muslimanët shiitë kanë katër Qendra Islamike në Sao Paulo, duke përfshirë Qendrën Islamike të Brazilit dhe Xhaminë Muhammed Resulullah.

Numri i muslimanëve në Amerikën Latine sipas disa vlerësimeve është mbi katër milionë. Besimtarët musliman në Amerikën Latine janë kryesisht të përqëndruar në Brazil, El Salvador dhe Argjentinë.

Krishtërimi është feja mbizotëruese në Brazil, por ekziston gjithashtu një pakicë e vogël muslimane që jeton në Brazil.

Federata e Shoqatave të Muslimanëve të Brazilit vlerëson se ka rreth 1.5 milion muslimanë në Brazil, i cili është shteti i pestë më i madh në botë nga për nga popullsia dhe për nga sipërfaqja.

Islami në Brazil thuhet se është praktikuar fillimisht nga skllevërit afrikanë të sjellur nga Afrika Perëndimore. Studiuesit vënë në dukje se Brazili ka marrë skllevër muslimanë më shumë sesa çdo vend tjetër në Amerikën Jugore, në Amerikën Latine, në Amerikën Veriore.

Burimi : IQNA News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne