Historianët dhe arkeologët kanë mbetur të “trullosur” pas zbulimit të një qyteti të largët dhe misterioz të ndërtuar në mes të oqeanit .

Interesi për këtë ishull është ndezur nga imazhet satelitore, të cilat kanë zbuluar shtrirjen e plotë të rajonit, raporton gazeta britanike “The Independent”.

Zbulimi është bërë madje edhe subjekt i një dokumentari të ri në “Science Channel”.

Nan Madol, një qytet pothuajse i pabanueshëm, gjendet në ishullin kryesor të Ponpei në Paqësor. Thuhet se ai është ndërtuar në shekullin e parë ose të dytë.

Nan Madol, që do të thotë “hapësirë” dhe ndodhet 1,600 milje larg nga Australia dhe 2,500 milje larg nga Los Anxhelos.

Theksojmë se Nan Madoli ishte kryeqyteti i popullit misterioz Saudeleur deri në vitin 1628 dhe ende konsiderohet një mrekulli inxhinierike.

Pamjet e reja të qytetit të lashtë kanë ndezur teoritë se ishulli imagjinar i Atlantis mund të jetë i vërtetë.

Avancimet teknologjike kanë bërë që arkeologët të mund të eksplorojnë plotësisht qytetin e shkatërruar të Nan Madolit dhe mrekullitë e tij strukturore.

Episodi më i fundit i dokumentarit në “ Science Channel” zbuloi mazhe të reja ajrore të qytetit, i cili ishte ndërtuar në majë të një lagune.

Ndërsa qyteti është i ndarë nga kanalet baticore dhe mbrohet nga oqeani, Nan Madol është konsideruar “Venecia e Paqësorit”.

Mark McCoy, i shkencëtari që udhëhoqi ekipin e studiuesve, shprehet se Nan Madol ishte dikur një kryeqytet, ishte selia e pushtetit politik dhe qendra e ritualeve më të rëndësishme fetare.

 

 

 

 

 

 

 

 

61