Avokate Migena Balla bisedon me El-Emir Khaled al Xhezairin, sternipin e Emir Abdul Kader al Xhezairit, heroit musliman te Algjerise dhe Magrebit. Emir Khaledi flet mbi stergjyshin e tij te famshem, muxhahedinin Abdul Kader al Xhezairin i cili drejtoi rezistencen e muslimaneve algjeriane kunder imperializmit francez. Nese ne Libi, muslimanet e Libise luftuan imperializmin katolik italian nen udheheqjen e Omar Mukhtarit, apo nese ne Shqiperi shqiptaret luftuan imperializmin italian me Mujo Ulqinakun, Selam Musain, Vasil Lacin etj ne Algjeri ata u udhehoqen nga Emir Abdul Kader al Xhezairi. Lufta e Abdul Kaderit kunder imperializmit francez nisi pasi francezet ndane Algjerine nga Kalifati Osman ne vitin 1830. Emir Khaledi rrefen ne anglisht historine e stergjyshit te tij i cili sot respektohet nga bota islamike, arabe dhe levizjet anti-imperialiste ne te gjithe boten. Emir Khaledi tregon qe stergjyshi i tij u motivua nga Islami dhe mesimet e profetit Muhamed per te kundershtuan agresionin francez ne Algjeri. Abdul Kader al Xhezairi eshte hero kombetar i Algjerise, ishte hero i popujve osmane dhe i gjithe Afrikes veriore.

 

118