Incident në Deçan, vëllai i heroit kombetar nuk lejon Haradinajn të zbulojë shtatoren

Me rastin e ditës së çlirimit të Deçanit, në qendër të qytetit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar, Beg Rizaj, por kjo ceremoni është përcjellë me një incident.

Gjatë zbulimit të shtatores ka ndodhur një incident mes të vëllait të Beg Rizaj dhe Ramush Haradinaj. Ndonëse ishte në Deçan për të zbuluar këtë shtatore, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk është lejuar që të marrë pjesë në zbulimin e saj.

Ka qenë pikërisht vëllai i Rizajt, Aliu, i cili ka reaguar ashpër ndaj përpjekjes së Haradinajt për zbulimin e shtatores. Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores.

Kryeministri ka përfillur këtë veprim të familjarit të Rizajt, i cili ka vazhduar fjalosjen me Shefin e Qeverisë. Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.

Versioni i Haradinajt: Ndërhyra për ta qetësuar situatën, askush s’pati asgjë me mua

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur për incidentin e sotëm në Deçan. Thotë se ajo çfarë ndodhi aty, nuk kishte të bënte asgjë me të. Shefi i Qeverisë thekson se ndërhyrja e tij ishte në funksion të qetësimit të situatës.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria.

Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllaut të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje.

I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjërë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua.

Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne